Është arrestuar në Luksemburg i shumëkërkuari nga policia britanike, shqiptari Ali Qazimaj, 42 vjeç si i dyshuari kryesor për vrasjen e një çifti të moshuarish anglezë. Arrestimi i tij u bë bë një hotel, ku një nga punonjësit e hotelit arriti ta identifikonte përmes fotove që kanë qarkulluar në internet. Me 29 maj, në Norfolk, Qazimaj, goditi me thikë 75 vjeçarini Peter Stuart duke e lënë të vdekur atë, ndërsa gruan e tij 69 vjeçare e zhduku në pyll, trupi i së cilës dy javë pas ngjarjes ende nuk është gjetur. Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia angleze shpalli në kërkim Qazimajn si i dyshuari kryesor, i cili ishte i regjistruar në Angli si shtetas kosovar, por që rezultoi se është shtetas shqiptar me identitet të ndryshuar.