INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau çiftin britanik, shqiptari Ali Qazimaj flet para Gjykatës

Vrau çiftin britanik, shqiptari Ali Qazimaj flet para Gjykatës

Publikuar më: 17:55 19-08-2016

Pasi është ekstraduar nga Luksemburgu, shqiptari Qazimaj, i cili është arrestuar nën akuzën se ka vrarë një çift të moshuarish në Britani, ka dalë sot para gjykatës në Ipswich.

Qazimaj i ka mohuar akuzat para trupës gjykuese, duke thënë se është i pafajshëm dhe se nuk ka bërë asnjë krim. Ai gjithashtu ka thënë më parë se identiteti i tij është Vital Dapi, por gjykata nuk e mori parasysh deklaratën e tij, pasi provat e siguruara vërtetojnë se Qazimaj i ka vrarë dy të moshuarit dhe më pas është larguar për në Francë, e që aty për në Luksemburg.

Gjithashtu, thuhet se Qazimaj, i cili është nga rrethinat e Tiranës, ka shkuar në Britani gjatë luftës në Kosovë me identitete të rreme.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006