INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau dhe groposi vajzën në Greqi, avokati shqiptarit: Çfarë ndodh nëse e ka përdhunuar

Vrau dhe groposi vajzën në Greqi, avokati shqiptarit: Çfarë ndodh nëse e ka përdhunuar

Publikuar më: 11:04 22-01-2019

Vrasja e 29-vjeçares Anxhelina Petro nga i ati vijon të shkaktojë ende bujë në mediat greke.

E reja shqiptare u vra nga Aleko Petro me shufër hekuri i cili e varrosi në oborrin pas shtëpisë, ndërsa nëna Xhezmije Hoxhallari kërkoi që të hetohet nëse është përdhunuar para vrasjes. Dhe pikërisht kjo cështje vijon të jetë ende në hetim.

Në pritje të përgjigjes zyrtare të analizave që do të zbulojnë të vërtetën, 50-2-vjeçari ka mohuar akuzën.

Ndërsa avokati i 52-vjeçarit shqiptar paralajmëroi se do të jepte dorëheqjen nëse vërtetohet një gjë e tillë.

"Nëse ka pasur abuzim seksual, gjë që e mohon klienti tim, atëherë jam i detyruar të japë dorëheqjen nga mbrojtja e tij" tha Vassilis Noulezas.

Kujtojmë se Anxhelina Petro u vra nga i ati në ditët e para të janarit pasi ai nuk pranonte lidhjen e saj me një të ri afgan.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083