INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau dhe varrosi të bijën 20-vjeçare në oborr, ja kush është i dënuari që vdiq në spital

Vrau dhe varrosi të bijën 20-vjeçare në oborr, ja kush është i dënuari që vdiq në spital

Publikuar më: 20:17 13-11-2017

Brahim Facaj, është i dënuari 74-vjeçar që ndërroi jetë një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Facaj ishte dënuar me 25 vite heqje lirie për krimin e rënë që tronditi vendin në vitin 2006. Ai pasi ka vrarë vajzën e tij 20-vjeçare, Afërdita Facaj, në vitin 1996, kohë kur 20-vjeçarja sapo ishte kthyer nga Italia, e ka varrosur atë disa metra larg shtëpisë.

Së bashku me të policia kishte arrestuar edhe bashkëshorten e tij, njëherësh njerkë e të ndjerës 20-vjeçare.

Vrasja e së bijës është zbuluar nga policia pas 10 vjet hetimesh, dhe kështu gjykata kishte dënuar me 25 vjet Brahim Facajn dhe 15 vjet burgim, bashkëshorten e tij Nurije Facaj.

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915