INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau gjyqtaren Fildes Hafizi, ish-bashkëshorti kërkon lirinë

Vrau gjyqtaren Fildes Hafizi, ish-bashkëshorti kërkon lirinë

Publikuar më: 13:04 29-07-2018

Fadil Kasemi, autor i vrasjes së gjyqtares dhe ish-gruas së tij Fildes Hazifi në 31 gusht 2017, ka ankimuar në Apelin e Krimeve të Rënda një vendim të ndërmjetëm të trupës që po e gjykon në Shkallën e Parë. Gazeta ‘Dita’ shkruan se përmes ankimit, ai kundërshton vendimmarrjen e datës 13 Korrik 2018, që rrëzoi pretendimin e tij për humbje të fuqisë të masës “arrest në burg” dhe urdhërimin e lirimit. Përmes avokatit, Fadil Kasemi ka pretenduar se pas kalimit të dosjes së tij për kompetencë nga Gjykata e Tiranës tek Krimet e Rënda, kjo gjykatë duhet të rivlerësonte masën e sigurisë.

fildes-hafizi.jpg

Sipas tij, në kushtet kur nuk është bërë rivlerësim, masa ka rënë. Kasemi po gjykohet në një proces të zakonshëm tek Krimet e Rënda. Ai nuk mundi të përfitonte as nga gjykimi i shkurtuar, pasi ndryshimet ligjore të fundit, përjashtuan të akuzuarit për krime në familje nga kjo e drejtë.

Article Logic
Execution time: 0.003892183303833