INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau gruan me sqepar, 55-vjeçari u kërkon falje fëmijëve në gjyq

Vrau gruan me sqepar, 55-vjeçari u kërkon falje fëmijëve në gjyq

Publikuar më: 10:48 21-08-2017

Gjykata ka lënë në burg 55-vjeçarin Tajar Kazanxhiun, i cili më 18 gusht vrau gruan e tij duke e goditur me sqepar. Gjatë seancës Kazanxhiu u kërkoi falje fëmijëve për vrasjen e nënës së tyre ndërsa deklaroi se “nuk dinte se pse e kishte bërë vrasjen”. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Plug të Lushnjës, ku -Natasha Kazanxhiu, 51 vjeçe humbi jetën në spital disa orë pasi ishte goditur me sqepar. Ka qenë vet autori i krimit Tajar Kazanxhiu që kallëzoi në polici krimin që kishte kryer në banesë. 55-vjeçari e ka goditur disa herë me sqepar gruan e tij duke i shkaktuar fraktura të rënda në kokë dhe trup. Çifti kishte dy vjet që ishte martuar dhe kishin pasur konflikte. Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit pas një konflikti.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793