Policia e Tiranës, katër muaj pas vjrasjes së Ish policit Arben Bilali, ka arrestuar e ngjarjes.
Sipas policisë i dyshuari kryesor është 40 vjeçari Gjergj Cukali, i njohur edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri”.
Cukali është dënuar më parë për drogë, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.
Materialet në ngarkim të shtetasit Cukalit iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake".
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 30 janarit të këtij viti. Ish-polici, Arben Bilali, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës.