INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau kreun e njësisë administrative të Selenicës, Gjykata merr vendimin për Admir Delajn: Ai do të...

Vrau kreun e njësisë administrative të Selenicës, Gjykata merr vendimin për Admir Delajn: Ai do të...

Publikuar më: 13:09 12-11-2018

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Admir Delajn, personin që vrau kreun e Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hodaj.

Delaj qëlloi 4 herë me armë gjahu ndaj Hodajt pas një grindjeje.

Ngjarja e rëndë, sipas Policisë, ndodhi në një lokal të fshatit Kotë, rreth orës 14:55. Policia bëri të ditur se nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte krimi. Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se edhe para tri ditësh, viktima dhe autori kanë konsumuar kafe së bashku dhe mes tyre nuk ka pasur asnjë debat.

Article Logic
Execution time: 0.0023910999298096