INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau nipin për një qen, rrëfehet Bujar Kuçi në Gjykatë: E bëra për...

Vrau nipin për një qen, rrëfehet Bujar Kuçi në Gjykatë: E bëra për...

Publikuar më: 10:26 16-10-2018

Është zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca ndaj Bujar Kuçit, i cili në nëntor të 2017 vrau nipin e tij me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Në shtëpinë e tij, Bujar Kuçi ka qëlluar disa herë me thikë, nipin e tij Mirsad Kuçi.

Bujar Kuçi e ka pranuar krimin, duke u justifikuar se e ka vrarë nipin e tij për tu vetëmbrojtur. Shkak i kësaj ngjarje makabre, që tronditi opinionin publik një vit më parë, ishte një qen.

“Unë e vrava nipin, por e kam bërë për vetëmbrojtje. Kam qenë në banesën time, kur vëllai dhe nipi kanë shkelmuar derën e banesës time dhe më kanë tërhequr me dhunë, duke më çuar në kuzhinë. Aty, për rreth 5 minuta jam rrahur rëndë me grushte dhe shkelma. Si fillim nga nipi, pastaj nga vëllai im”, u shpreh Bujar Kuçi.

Më tej ai tregon se sherri nisi për qenin që kishte blerë Misardi për djalin e tij. Kuçi tregon se qeni i tyre i bënte rrëmujë shtepinë dhe i prishte këpucët e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668