INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau prindërit dhe motrën 13-vjeçare, autorja e krimit zbulon arsyen: E bëra sepse më penguan të...

Vrau prindërit dhe motrën 13-vjeçare, autorja e krimit zbulon arsyen: E bëra sepse më penguan të...

Publikuar më: 20:58 04-09-2018

Blerta Pocesta quhet vajza e madhe e familjes në Dibër, që besohet se qëndron pas një krimi të frikshëm, teksa dyshohet se ka ekzekutuar në gjumë familjarët e saj. 28-vjeçarja u arrestua prej autoriteteve maqedonase, në Dibër të Madhe, një qytet në tërësi i qetë dhe pa probleme që ndodhet në zonën kufitare me Shqipërinë. Familja ishte duke qëndruar në vendlindje, pasi po merrte pjesë në martesë. Të vrarë në banesë janë gjetur bashkëshortët Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeçe si dhe vajza e vogël e familjes Anila Pocesta 13 vjeçe

Policia e Maqedonisë ka arritur në përfundim të zbardhjes së shkaqeve që çuan 28-vjeçaren Blerta Pocesta të vrasë në mënyrë makabre babain, nënën dhe motrën 13-vjeçare në shtëpinë familjare në Dibër.

Vrasja e tmerrshme që ndodhi më 27 gusht është organizuar pikërisht nga Blerta, e cila pas arrestimit të djeshëm nga policia e Maqedonisë, ka pranuar se është organizatore e vrasjes së trefishtë, por jo edhe ekzekutuese.

Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë thënë gazetës “KOHA-s” se, pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja është arsyetuar se vrasjen e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënës Nazmije, 53-vjeçe dhe motrës së vogël, 13-vjeçaren Anila, e ka bërë pasi e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, një shtetas italian.

“E akuzuara ka pranuar se vrasjen e ka organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga Ferdi G. 33-vjeçar nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, Veap M. 66-vjeçar nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjësve të policisë ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, thonë zyrtarë të policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111