I burgosuri rus që vrau shqiptarin 29-vjeçar në burgun e Trikalas ka tentuar t’i japë fund jetës.
Sipas mediave, i burgosuri rus, tentoi të bënte vetëvrasje në qelinë e tij duke prerë venat.
Ai kishte përdorur një cope qelqi për të prerë damarët.
Por, është konstatuar në kohë dhe është transferuar mesnatën e së enjtes, në masa të rrepta sigurie me urgjencë në Spitalin e Ndihmës së parë në Trikala.