Ka ndërruar jetë një javë pasi u vetëplagos me armë zjarri, Aldison Belulaj.
23-vjeçari nga Fieri plagosi veten me armë zjarri pasi qëlloi për vdekje studenten 21-vjeçare Ariela Murataj.
Ngjarja e 21 janarit që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pas një debati mes Aldisonit dhe Arielës, pasi kjo e fundit refuzoi të lidhej me të.