INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau të fortin e Tiranës, por gjykata e shpëtoi nga dënimi i përjetshëm! Prokuroria e Korçës apelon vendimin për Gerd Gjinararin

Vrau të fortin e Tiranës, por gjykata e shpëtoi nga dënimi i përjetshëm! Prokuroria e Korçës apelon vendimin për Gerd Gjinararin

Publikuar më: 21:15 15-02-2019

I forti i Tiranes, Naim Zyberi dhe vrasesi i tij Gerd Gjinarari

Pas rastit skandaloz ku trupa gjykuese prej tre gjykatësish në Gjykatën e Korçës i dhanë lirimin me kusht të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinararit, Prokuroria e Korçës do të apelojë lirimin me kusht të tij, raporton "Report Tv".

Gerd Gjinarari ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, pasi ishte akuzuar për vrasjen e të fortit të Tiranës, Naim Zyberit më 1997.

Gjinarari u ekstradua në Shqipëri më 2014 nga Italia dhe u dërgua të vuajë dënimin në burgun e Sigurisë së Lartë të Drenovës në Korçë. Gjykata e Korçës vendosi për lirimin me kusht për 45 vjeçarin gjë që u kundërshtua nga prokuroria e qarkut të Korçës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033588409423828