INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau tre punonjësit e Bashkisë, Kujtim Koxha tenton të vetëvritet në burg

Vrau tre punonjësit e Bashkisë, Kujtim Koxha tenton të vetëvritet në burg

Publikuar më: 16:26 27-10-2018

Kujtim Koxha, autori i masakrës së trefishtë në fshatin Shëlli të Matit ka tentuar të vetëvritet në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Burrelit.

Mësohet se 54 vjeçari ka tentuar të vrasë veten me telat e korentit në tualetet e burgut, shkruan Panorama.

Policët janë shprehur se Koxha ka kërkuar të shkojë në tualet, kërkesë e cila i është pranuar, ndërsa aty ka tentuar të vetëvritet duke shtrënguar me duar telat e korentit.

“Koxha kërkoi të shkonte në tualet. Zbatuam me korrektësi të gjitha rregullat gjatë lëvizjes së tij nga qelia për në tualet. Jam befasuar kur e pashë që kishte shtrënguar një tel korrenti. Thirra me zë të lartë “lëshoje”. E lëshoi dhe për fat të mirë nuk pësoi gjë. Lajmërova eprorët për ngjarjen. Pas ardhjes së elektricistëve mësova se Kujtim Koxha kishte prekur telin nul, jo fazën”, ka thënë gardiani i Burrelit para eprorëve të tij.

Gjithashtu, gardianët janë shprehur se 54 vjeçari ka shfaqur shenja të theksuara të çrregullimit mendor, pasi nuk del në dhomën e ajërimit, ha shumë pak ndërsa dhe të afërmit nuk e kanë vizituar.

Kujtim Koxha është autori i krimit që pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshat për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar i ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Aliajn, ndërkohë është plagosur Astrit Hani.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105