INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau vrasësin e të vëllait për hakmarrje, arrestohet pas 6-vitesh autori

Vrau vrasësin e të vëllait për hakmarrje, arrestohet pas 6-vitesh autori

Publikuar më: 18:11 12-07-2019

Policia ka arrestua në Durrës një person të dënuar me 35 vite burg. Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Skënder Baku, banues në Luz të Fushë-Krujës.

Sipas policisë, rezulton se ky person më datë 1 shtator 2013, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh. Shkak për vrasjen është bërë gjakmarrja. Baku ishte dënuar më datë 28 shtator 2015 me 35 vite burg.

Njoftimi i policisë

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar "Revenge". Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg. Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të dënuar për vrasje, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Revenge", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: – Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë . Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale "Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim "dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035858154296875