INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e biznesmenit në Dibër, autori i dyshuar dorëzohet në polici

Vrasja e biznesmenit në Dibër, autori i dyshuar dorëzohet në polici

Publikuar më: 21:49 22-09-2017

Është vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë së Dibrës, autori i vrasjes së 42-vjeçarit Alban Kaloshit, i njohur ndryshe si Gëzim Kaloshi, me banim në fshatin Blliçe të Dibrës, i cili u vra në rrethana të mistershme, ende pa zbardhur e premtja.

Viktor Elezi, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër është vetëdorëzuar në komisariat duke pranuar vrasjen, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.

Nga deklarimet paraprake të Elezit, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore.

Kufomën e 42-vjeçarit, rreth orës 03.30 të mëngjesit të sotëm, dy persona të paidentifikuar e çuan në urgjencën e spitalit të Dibrës, duke u larguar pa u identifikuar. Nga këqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko-ligjor, rezulton që Kalosh të jetë goditur me një plumb në kraharor.

Lidhur me ekzekutimin e Kaloshit, pronari i një pike bastesh në Dibër, policia bën me dije se ka shoqëruar edhe disa persona,  të dyshuar se kanë djeni në lidhje me ngjarjen.

Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, njoftojnë burime zyrtare, pa dhënë detaje të mëtejshme lidhur me vrasjen duke argumentuar se kemi të bëjmë me një çështje nën hetim.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773