Në orët e vona të mbrëmjes së djeshmë në zonën e unazës së re një burrë 65 vjeç me iniciale R.M., dyshohet se ka vrarë veten në shtëpinë e tij. Mendohet se ai është është vetëvrarë duke prekur telat elektrike. Kjo është një nga mënyrat më të rralla të vetëvrasjeve në vendin tonë, por dhe ndër më të rëndat.
Fqinjtë e tij i thanë policisë se R.M. jetonte vetëm dhe ditët e fundit e kishin parë të rënduar psikologjikisht. Ndaj dyshohet se shkaku i vetëvrasjes është gjendja e rënduar psikologjike.
Gjithësesi do të jetë policia që ka nisur hetimet për të zbuluar, cili është shkaku i vërtetë që e ka çuar 65-vjeçarin në këtë akt tragjik.