Një i dënuar që kishte shkuar me lejë në shtëpi i ka dhënë fund jetës në Korçë. Aktin e vetëvrasjes ai e kreu në shtëpinë e tij. Polica thotë se viktima është 26-vjeçari Sergert Cenolli, i cili është gjetur i varur në banesë nga familjarët e tij.
Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të riun drejt vetëflijimit.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.