Persona të panjohur kanë vrarë 11 anëtarë të një familje në mesin e të cilëve dy fëmijë në pjesën qendrore të Meksikës kanë deklaruar autoritetet lokale.
Ata janë vrarë nga armët e zjarrit në pjesën malore të shtetit Puebla, transmeton agjencia e lajmeve franceze AFP. Vrasja e shumëfishtë ka ndodhur në komunën El-Mirador, ka thënë një zyrtar i Policisë.
Në këtë rast janë plagosur dy të mitur dhe janë dërguar në spitalin lokal. Siç shkruan AFP, Policia po heton nëse kjo vrasje ka lidhje me krimin e organizuar.