Vritet Yelena Grigoriyeva, aktiviste në mbrojtje të të drejtave të LGBTI.
Trupi i pajetë i aktivistes u gjet pranë shtëpisë së saj në Shën Pjetërburg, me shenja të mbytjes dhe shumë plagëve.
Sipas agjencisë “Fontanka”, Grigoriyeva është goditur 8 herë me thikë nga agresori.
Emri i Yelena Grigoriyeva u shfaq në një faqe internet, e bllokuar kohët e fundit nga autoritetet, ku aktivistja hetonte nxitësit e sulmeve ndaj homoseksualëve.
Sipas mediave ruse, Yelena kishte marrë disa here kërcënime me vdekje.