INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet ambasadori rus në Turqi: “Kjo është për Aleppon” [Pamje të rënda]

Vritet ambasadori rus në Turqi: “Kjo është për Aleppon” [Pamje të rënda]

Publikuar më: 18:34 19-12-2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku ambasadorit rus Andrei Karlov i është bërë një atentat, në një ekspozitë fotografish. Karlov u qëllua me armë nga një person gjatë fjalës së tij përshëndetëse në ekspozitën fotografike të titulluar “Nga Kalingradi në Kamchatka”. Pai u dërgua në spital ambasadori Andrei Karlov ndërroi jetë vetëm pak minuta më parë.

Në fotot e publikuara nga Haaretz, duket atentatori i veshur me kostum teksa mban në njërën dorë armën e zjarrit pistoletë. Ai mbante një kartë polici, mesa duket të falsifikuar, me të cilën kishte mundur të hynte në aktivitet dhe mësohet të ketë thënë “Kjo është për Aleppon”

Kamerat e vendosura në ekspozitën fotografike të organizuar nga Ambasada ruse në Turqi, kanë kapur momentin kur ambasadori Andrei Karlov është qëlluar me armë.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773