INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet babai i njërit prej autorëve të vrasjes së Aleksandër Bardhit

Vritet babai i njërit prej autorëve të vrasjes së Aleksandër Bardhit

Publikuar më: 09:30 12-12-2016

I shpëtoi bombës të vendosur në makinë rreth një muaj më parë, por jo plmbae të lëshura drejt tij në derë të banesës. Një 53-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në qytezën e Ksamilit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës, shtetasit Agron Xhezairi 53-vjeç.
Sipas njoftimit të uniformave blu, shtëpia e viktimës ndodhet e veçuar në një zonë fundore të Ksamilit ku ndodhen vetëm tre objekte. Sipas hetimeve të para, autorët kanë qëlluar nga gardhi i shtëpisë fqinje, e cila aktualisht është e pabanuar.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima fillimisht ka mbetur i plagosur para shkallëve të banesës dhe ka tentuar që të futet në shtëpi, por autorët e kanë qëlluar sërisht duke e lënë të vdekur në vend disa metra më tutje në hyrje të banesës.
Xhezairi është babai i 20 vjeçarit të shpallur në kërkim Albi Xhezairi, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit në fshatin Shëndelli, ngjarje e ndodhur më 25 shtator.
Sipas mënyrës së kryerjes së krimit, dyshohet se vrasja të ketë ndodhur për hakmarrje në bazë të Kanunit.
Në 1 nëntor, viktimës Agron Xhezairi iu vendos bombë me telekomandë në makinë, e cila nuk shpërtheu dhe u çaktivizua nga ekspertë të xhenios të ardhur nga Tirana.
Në lidhje me ekzekutimin, policia ka ngritur grupe kontrolli dhe postblloqe për gjetjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036687850952148