INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet baldosa e rrallë në Llogara

Vritet baldosa e rrallë në Llogara

Publikuar më: 12:15 30-03-2016

Një baldosë e rrallë është vrarë në zonën e llogarasë dhe më pas ëhstë ekspozuar në rrugë duke sfiduar moratoriumin e gjuetisë.

Sërish kemi të bëjmë me vrasjen e një lloji të rrallë për Shqipërinë, i klasifikuar si i “kërcënuar” në listën e kuqe të faunës së Shqipërisë. Baldosa, ishte kapur me kurth, dhe më tej ishte vrarë duke e goditur me një mjet të fortë në kokë.

Ky rast, tregon qartazi, se krahas gjuetisë së paligjshme me armë zjarri, kafshët e egra në vendin tonë, vriten edhe nëpërmjet kurtheve të ndryshme, të cilët janë njësoj të dënueshëm nga ligji.

“Veprime të tilla barbare, kundër faunës së egër, dëmtojnë rëndë edhe imazhin turistik të zonës, duke zhgenjyer thellë turistë të ndryshëm, një pjesë e të cilëve kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, në shenjë nderimi për vendosjen e moratoriumit të gjuetisë (informacion i marrë nga agjensi të huaja turistike), i cili ka mbaruar para pak ditësh, gjithsesi gjuetia vazhdon të jetë e ndaluar, të paktën deri në hapjen e sezonit’, thuhet në një njoftim të shoqatës së mjedisit PPNEA.

Article Logic
Execution time: 0.0039501190185547