INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet ekzemplari përpara se të zbulohej që ishte në Shqipëri

Vritet ekzemplari përpara se të zbulohej që ishte në Shqipëri

Publikuar më: 18:59 31-03-2016

Pas vrasjes së baldosës në parkun kombëtar të Llogarasë, fatkeqësisht nuk kanë të mbaruar rastet e vrasjes së paligjshme të kafshëve, duke vënë në rrezik Faunën shqiptare.

Një qytetar ka sjellë në redaksinë e gazetës ‘Shqip’  vrasjen e një shpendi duke kërkuar ruajtjen e anonimatit. Ai denoncon rastin në fjalë, duke thënë se ngjarja ka ndodhur përpara dy muajsh në Kukës.

Nga fotografia, shpendi në fjalë ngjan si një shqiponjë. Redaksia e “Shqip” pasi mori denoncimin, u lidh me ekspertët, të cilët thanë se bëhet fjalë për një shkabë, e cila është në zhdukje në gjithë botën. “Ne e dinim që shkabat nuk ekzistonin më në Shqipëri, pasi ishin zhdukur. Ardhja e saj këtu do të ishte një lajm shumë i gëzuar, por vrasja përbën një krim. Ndoshta ajo ka ardhur që të ndërtojë një fole ”, thanë ekspertët

Nuk është rasti i parë por shpresojmë të jetë i fundit. Vrasja e kafshëve të rralla që ndodhen në vendin tonë, vazhdon të jetë një fenomen shqetësues dhe deri tani nuk janë marrë akoma masa konkretë për ti vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre veprimeve të paligjshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061