INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet me armë Miss Bagdadi

Vritet me armë Miss Bagdadi

Publikuar më: 08:41 30-09-2018

Bukuroshja Tara Fares e cila fitoi titullin ‘Miss Bagdadi” në vitin 2015 është qëlluar për vdekje. Mësohet se ylli iInstagram me 3 milion ndjekës u vra të enjten në Bagdad, pasi persona të armatosur hapën zjarr mbi të në lagjen “Camp Sarah” të kryeqytetit. 22-vjeçarja e krishterë, babai i së cilës ishte irakian dhe nëna libaneze, jetonte në Erbil, por herë pas here vizitonte kryeqytetin.

foto_mis.jpg

Vdekja e 22-vjeçares u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Irakut. Vdekja e saj ka shkaktuar zemërim te përdoruesit e rrjeteve sociale, ku ajo ka ndërtuar markën e saj personale duke grumbulluar pothuajse tre milion ndjekës në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377