INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet me thikë 22 vjeçari në Tiranë

Vritet me thikë 22 vjeçari në Tiranë

Publikuar më: 08:29 01-08-2017

Një 22 vjeçar ka humbur jetën rreth mesnatës në spital, si pasojë e goditjeve me thikë.
Ngjarja ndodhi pranë stadiumit “Dinamo”, pas një konflikti të çastit ku 22-vjeçari u transportua në spital, por ndërroi jetë disa orë më vonë si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka arrestuar 4 persona në lidhje me ngjarjen, autorin e dyshuar të krimit Eugen Bitraj, 24 vjeç, dhe 3 bashkëpunëtorë të tij, Dejvi Bitraj,19 vjeç, Kridens Alla,19 vjeç, dhe Marsel Alla, 23.
Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pas debateve për shitjen e një aparati celular.
Burimet kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Selman Stermasi” në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku 22 vjeçari me inicialet M.M është goditur me thikë. Sipas të dhënave të uniformave blu mësohet se prej kalimtarëve të çastit ai është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak. por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç. Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A. Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.
Policia ka arrestuar autorin e krimit Eugen Bitraj dhe 3 shtetas të tjerë si bashkëpuntorë Dejvi Bitraj 19 vjeç, Kridens Alla 19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë. Po ashtu mësohet se menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen duke marrë dhe dëshmitë e personave që ishin në vendngjarje”.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439