INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet me thikë një shqiptar në Londër

Vritet me thikë një shqiptar në Londër

Publikuar më: 11:19 11-06-2018

Një shqiptar ka humbur jetën në Londër, pasi u sulmua me thikë nga persona ende të paidentifikuar. Mediet britanike zbulojnë se personi që ka humbur jetën është 35-vjeçari Edmond Jonuzi. Shqiptari vdiq nga plagët e marra pasi u godit disa herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Turnpike Lane, zonë në cilën prej vitesh jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

vendi_i_vras_lond.jpg

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një sherri mes dy grupeve në zonën e Ducketts Common. Policia londineze thotë se janë duke hetuar motivin e vrasjes dhe se nuk është identifikuar autori i vrasjes.

vendi_i_vras_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034592151641846