INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet në derë të shtëpisë gazetari, kritik i Kremlinit.  Ukraina fajëson Rusinë

Vritet në derë të shtëpisë gazetari, kritik i Kremlinit. Ukraina fajëson Rusinë

Publikuar më: 12:40 30-05-2018

Gazetari rus Arkady Babchenko u ekzekutua ditën e martë në Kiev. Babchenko, kritik i Kremlinit, u gjet i plagosur në hyrjen e banesës nga gruaja e tij dhe vdiq në ambulancë. Ai ishte qëlluar disa herë në shpinë. Gazetari kishte dalë për të blerë bukë dhe vrasësi e kishte pritur në hyrje të banesës. Vrasja e gazetarit kritik ndaj qeverisë së Putinit ka sjellë reagimin e kryeministrit të Ukrainës. Volodymyr Hroysman, e akuzoi publikisht Moskën për vrasjen në Kiev të një gazetari rus. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ukrainase Hroysman tha se “është i bindur se makina totalitare ruse nuk ka mundur t’ia falë gazetarit ndershmërinë dhe pozicionin parimor. Ai ishte një mik i vërtetë i Ukrainës i cili i tregoi botës të vërtetën rreth agresionit rus. Vrasësit duhet të dënohen"-deklaroi ai. Arkady Babchenko, 41 vjeç ishtë zhvendosur në Ukrainë, pasi ishte “keqtrajtuar politikisht” në Rusi.

gazetari_ne_proteste.jpg

Shefi i policisë në Kiev Andriy Kryshchenko tha për mediet lokale se dyshimet janë se Babçenko u vra për shkak të profesionit të tij. Por, në Moskë, Komiteti Hetues e distancoi Kremlinin nga vrasja, duke thënë se ka nisur hetimet e veta për vdekjen e Babchenkos. “Komiteti Hetues i Rusisë nuk do t’i injorojë krimet brutale kundër shtetasve rusë”, tha zëdhënësja e këtij mekanizmi, Svetlana Petrenko. Babchenko ka qenë i njohur për kritikat ndaj Kremlinit. Raportimi i tij për mbështetjen e Rusisë për separatistët në lindje të Ukrainës e kishte vënë atë në qendër të kritikave të medias shtetërore ruse dhe të zyrtarëve rusë. Pasi raportoi në lidhje me një aeroplan ushtarak rus të rrëzuar në vitin 2016, Babchenko tha se ai kishte marr kërcënime me vdekje dhe u largua nga vendi. Fillimisht u shpërngul në Pragë dhe më vonë në kryeqytetin e Ukrainës. Ai ishte një kritik i hapur i Kremlinit. Babchenko po punonte në Kiev si prezantues në kanalin e Ukrainës ATR TV.

gazetari_rus.jpgNë vitet e fundit, Kiev ka parë një numër sulmesh vdekjeprurëse mbi njerëz me profil të lartë, duke përfshirë këtu gazetarë dhe politikanë. Shumica e tyre kanë qenë kritikë që kanë ngritur zërin ndaj Kremlinit. Gazetari bjellorus, kritik i Kremlinit, Pavel Sheremet, u vra nga një bombë makine në Kiev në korrik 2016. Një tjetër bombë e vendosur në makinë vrau oficerin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës Kol Maxim Shapoval në qershor 2017 në atë që autoritetet ukrainase e quajtën një akt terrorist. Në mars të të njëjtit vit, ish-deputeti rus Denis Voronenkov u qëllua për vdekje jashtë një hoteli në Kiev.

Article Logic
Execution time: 0.0049638748168945