INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet nga policia në Milano autori i sulmit me kamion në Berlin

Vritet nga policia në Milano autori i sulmit me kamion në Berlin

Publikuar më: 10:51 23-12-2016

Autori i masakrës në tregun e Krishtlindjeve në Berlin është vrarë nga policia italiane në Milano. Tuniziani Anis Amri, ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane pas një kontrolli rutinë në sheshin Maggio, në Sesto në Milano.

Rreth orës 3 të mëngjesit, Anis Amri u ndalua gjatë udhëtimit me tren nga Franca për një kontroll rutinë në Sesto por ai ka nxjerrë pistoletën dhe dhe ka qëlluar ndaj agjentit të policisë. Por menjëherë ka ardhur reagimi i policisë italiane dhe plumbi që neutralizoi tunizianin ka qenë i një agjenti të ri, vetëm 9 muaj në shërbim.

Por i plagosur ka mbetur dhe agjenti, që ka marrë një plumb të kalibrit 22, në shpatull.

Article Logic
Execution time: 0.0027809143066406