INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet një shqiptar në Romë. 33-vjeçari kishte shenja dhune në qafë

Vritet një shqiptar në Romë. 33-vjeçari kishte shenja dhune në qafë

Publikuar më: 08:44 22-06-2018

Një shqiptar është vrarë në shtëpinë e tij në Itali. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën ‘Tota’, Valmontone në Romë. Siç shkruajnë mediat italiane, bëhet fjalë për një të ri, 33-vjeçar. Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë verifikimet e para.Mësohet se shqiptari është mbytur nga persona ende të paidentifikuar në banesën e tij afër qendrës historike.

itali_ee.jpg

Policia ka zbuluar shenja të shumta në qafën e tij. Fqinjët kanë treguar se e shihnin rrallë pasi shqiptari punonte si shofer i një autransportatori dhe ishte shumicën e kohës në udhëtim.

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678