Një emigrant shqiptar është vrarë Greqi.
Viktima është ende e pa identifikuar por sipas mediave helene, viktima është qëlluar me çifte në kokë dhe në bark.
Nga hetimet e para mësohet se gjithçka ka nisur pas konfliktit që pati me një person tjetër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Artemida, zonë periferike në Athinë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autori nuk njihej nga banorët e zonës dhe pas vrasjes u arratis me makinë.
Banorët i kanë treguar autoriteteve targën e automjetit të tij. Paraprakisht, sipas mediave greke, grindja ka nisur për një shumë parash.