Gjatë sulmeve ajrore në Irak, në qytetin e Bharëana, vetëm në lindje të Haditha, ka mbetur i vrarë Assi Ali Mohammed Nasser al-Obeidi, që njihet si zëvendës i liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi. Ali Mohammed Nasser al-Obeidi ishte komandant i lartë ushtarak i Shtetit Islamik, i cili ka vepruar në perëndim të Irakut dhe në Sirinë lindore, ka deklaruar Komanda e Operacioneve të Përbashkëta Irakut, raporton CNN.
Raportet thonë se ai është vrarë nga sulmet ajrore në provincën Anbar. Obeidi ka qenë komandant brigade në forcat speciale të Sadam Huseinit, ndërsa sipas një zëdhënsit të Komandës së bashkuar operative të Irakut, kolonel Mohammed Ibrahim, ai ishte arratisur nga burgu Abu Ghraib dhe njihet si ish i burgosur në kampin Bucca. Vendi ku janë kryer sulmet ajrore, Haditha është 145 kilometra (90 milje) në veriperëndim të Ramadi në provincën Anbar. Në javët e fundit, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka njoftuar për disa vrasje të ngjashme.