INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet para banesës kryeplaku i Alla në Shegan të Lushnjës

Vritet para banesës kryeplaku i Alla në Shegan të Lushnjës

Publikuar më: 08:22 10-10-2018

Është verifikuar personi që u vra tek dera e shtëpisë një mbrëmje më parë në Shengan të Lushnjës. Ai ka qënë kryeplak i fshatit. Viktima 48-vjeçari Qemal Alla është qëlluar me armë zjarri në momentin kur ka zbritur nga makina e tij për të hapur portën e shtëpisë. Po sipas policisë, ndaj Allës është qëlluar vetëm me një plumb, i cili i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

48-vjeçari jetonte vetëm me bashkëshorten e tij, ndërsa një djalë që kanë jeton në Greqi me familjen. Banorët thonë se përpara ngjarjes, Qemal Alla ishte në lokalin e fshatit, të cilin e kanë vëllezërit e tij, ku pasi ka pirë kafenë, është nisur drejt banesës së tij. Ata thonë se ai ishte njeri i qetë dhe jo problematik. Allaj merrej me bujqësi dhe administronte liqenin e fshatit Shegas.

Article Logic
Execution time: 0.0034887790679932