Ka humbur jetën reperi i njohur me nofkën “Trouble”. Reperi emri i vërtetë i të cilit ishte Mariel Semonte Orr, është qëlluar me armë zjarri, si pasojë e të cilës e ka humbur jetën.
Trouble ishte 34 vjeç dhe nga Atlanta. Reperi vdiq në një apartament në periferi të Atlantas, ku ishte duke u mbajtur një festë.
Hetuesit e qarkut Rockdale kanë bërë të ditur se kanë marrë një urdhër për arrestimin e Jamichael Jones me akuzat për vrasje, hyrje me dhunë në shtëpi dhe sulm të rëndë, por ai është ende në kërkim.