INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet rinoceronti i zi, ndër më të rrallët në botë

Vritet rinoceronti i zi, ndër më të rrallët në botë

Publikuar më: 09:13 14-04-2016

Një rinoceront i zi i quajtur Ntombi, që ishte pjesë e listës së kafshëve në rrezik zhdukjeje, është qëlluar dhe plagosur rëndë nga kontrabanduesit në parkun kombëtar “Matopo” në Zimbabve.

Parku kombëtar në Zimbabve dhe autoriteti për mbrojtjen e kafshëve tha për mediat përmes një njoftimi se:

“Rinoceronti u qëllua me 3 plumba në tre këmbë të ndryshme dhe me një tjetër pranë qafës. Kafsha qëndroi për disa orë i palëvizshëm dhe e kishte të pamundur për t’u ngritur sërish në këmbë, aq sa e pati të pamundur të konsumojë ujë dhe ushqim”.

Ntombi nuk ishte parë që pas vdekjes së nënës së tij. Ky park, i cili mbrohet nga UNESCO, është një nga më të mëdhenjtë, shtëpi e rinocerontëve të mëdhenj të zi e të bardhë, të cilët jetojnë sipas një programi intensiv ushqimi.

Mbi 150 rinocerontë janë vrarë nga kontrabanduesit, gjuetarët e paligjshëm gjatë vitit 2015, më shumë se dyfish i vitit 2014. Në mbarë botën, kanë mbetur më pak se 5 mijë rinocerontë të zinj, prej të cilëve 800 në Zimbabve.

Article Logic
Execution time: 0.0042769908905029