INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet shqiptari në Belgjikë, trupi i tij gjendet poshtë një kanali

Vritet shqiptari në Belgjikë, trupi i tij gjendet poshtë një kanali

Publikuar më: 19:18 27-05-2019

Një shqiptar është gjetur i pajetë në Belgjikë, në një kanal në Vinderhoute, Lievegem.

Sipas mediave vendase, të cilat citojnë burime zyrtare nga prokuroria, viktima është një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Trupi i pajetë është vënë re nga një kalimtar.

Departamenti i zjarrfikësve nxori kufomën nga uji dhe lajmëroi policinë e prokurorinë, ndërsa autoritetet thanë se kemi të bëjmë me një vrasje.

“Ka shenja se ndaj viktimës është ushtruar dhunë”, citohet zyra e prokurorisë nga media blege. Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885