INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vroom! Vroom! Tyga i dhuron Kylie Jenner një tjetër makinë luksoze për ditëlindje

Vroom! Vroom! Tyga i dhuron Kylie Jenner një tjetër makinë luksoze për ditëlindje

Publikuar më: 14:18 07-08-2016

Po afrohet ditëlindja e 19-të e Kylie Jenner, dhe në festimin e një tjetër viti të mrekullueshëm, përpara se të fryjë 19 qirinjtë, Tyga ka befasuar të dashurën e tij me dhuratën e fundit! Një unazë martese? Jo, por një tjetër makinë!

Na vjen keq fansat e Kyga por Kylie dhe Tyga ende nuk janë gati të martohen. Reperi nuk e surprizoi atë me një unazë martese, por ai i dhuroi një Mercedez Maybach të ri, me vlerë rreth 190mijë dollarë. Sigurisht që Kylie u gëzua shumë nga dhurata, dhe shpërndau një video në Snapchat.

Në video dëgjohet Tyga duke kënduar këngën “Happy Birthday”, ndërkohë që ajo shkon drejt surprizës luksoze. Ylli i familjes Kardashian, nuk përmbahet dot nga gëzimi, e ndërkohë që futet brenda në makinë, e habitur thotë “O perëndi!”. Definitivisht Tyga fitoi dy çmime, si i dashuri më i mirë, dhe dhurata më e bukur. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492