INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vuajtja nga ilaçet. Studimi: Rrisin rrezikun për sulme në zemër [VIDEO]

Publikuar më: 11:21 11-05-2017

Ilaçet që merren për qetësimin e dhimbjeve janë kthyer në një dhimbje të vërtetë për pacientët:  Kjo pasi një studimi i ri ka treguar se marrja e tyre për vetëm një javë mund të rrisë rrezikun e një sulmi në zemër prej 50%. Hulumtimi sugjeroi që rreziku i lidhur me përdorimin e barnave anti-inflamatore jo-steroide ishte më e madhe kur merreshin me doza më të larta dhe gjatë muajit të parë të përdorimit, me një rritje potenciale të rrezikut prej 75% për ibuprofen dhe naproxen. Gjetja e përgjithshme e studiuesve ishte se marrja e çdo doze të këtyre barnave për një javë, një muaj ose më shumë lidhej me një rrezik të lartë për pësimin e  një sulmi në zemër. Rreziku u ulë kur këto ilaçe nuk u morën më. Pati një rënie të lehtë të rrezikut  30 ditë pas përdorimit dhe një rënie më të madhe, një viti më pas. Sigurisht, të gjitha medikamentet që përdoren për të larguar dhimbjen mund të kenë efekte anësore - asgjë nuk është e garantuar të jetë e sigurt dhe efektive.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115