Imagjinoni sikur jeni duke shkuar në punë, keni dhimbje koke të tmerrshme dhe asnjë paracetmol me vete.
Epo një hollandez do ta gjente zgjidhjen shumë shpejt: një akullore!
Po, po, nuk bëjmë shaka! Në Hollandë është prodhuar akullorja me paracetamol 500 mg, që do të zëvendësojë ilaçin.
Ideja gjeniale lindi në një qytet të quajtur Nagelkerke me qëllim që të ndihmojnë ata njerëz që kanë kaluar një natë hangover nga karnavalet e mëdha që festohen atje.
Kështu nëse ke dhimbje koke nuk është nevoja të shkosh në farmaci, por mund të hash një kupë akullore.