INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuani nga diabeti? Mos i konsumoni këto lloj ushqimesh

Vuani nga diabeti? Mos i konsumoni këto lloj ushqimesh

Publikuar më: 21:06 11-01-2018

Personat që nuk vuajnë nga diabeti mund të konsumojnë herë pas here patate të skuqura apo ëmbëlsira. Edhe pse janë të pashëndetshme dhe mund t’ju shtojnë në peshë, konsumimi i tyre nuk është fundi i botës.

Për më shumë shikoni listën e mëposhtme:

1. Pijet e gazuara: Edhe pse ka pak të dhëna që i lidhin pijet e gazuara dietike me shtimin në peshë dhe probleme të tjera shëndetësore, konsumimi i rregullt i këtyre pijeve është i rrezikshëm për ata persona që vuajnë nga diabeti. Një kanaçe e vetme përmban 39 gramë sheqer. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të rriturit të marrin jo më shumë se 36 gramë sheqer në ditë.

2. Lëngjet e frutave që shiten nëpër dyqane: Lëngjet e frutave janë të shëndetshme deri në momentin që ata nuk kanë sheqer të shtuar. Për personat që vuajnë nga diabeti, apo për të gjithë ne, nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes konsumimit të sheqerit në formën e pijeve të gazuara ose lëngjet e frutave që shiten në dyqane. Të dyja janë të pashëndetshme. Ndërsa lëngjet që i përgatisni nga frutat e freskëta janë të mira për shëndetin, edhe pse nuk duhet ta teproni me to nëse vuani nga diabeti.

3. Petulla të ëmbla: Shumë persona me diabet e mendojnë sheqerin si ushqimi nr. 1 që rrit sheqerin në gjak, por në fakt janë karbohidratet që e shkaktojnë një gjë të tillë. Petullat e përgatitura me drithëra të përpunuara janë ndër burimet më të mëdha të karbohidrateve që shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak.

4. Patatet e skuqura: Perimet me niseshte, si patatet dhe misri, janë ndër burimet kryesore të karbohidrateve, prandaj duhet të kufizohen ose shmangen nga personat që vuajnë nga diabeti. Nëse edhe i skuqni patatet, rreziku dyfishohet.

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602