INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuani nga migrena? Kujdes lidhet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Vuani nga migrena? Kujdes lidhet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Publikuar më: 20:18 02-02-2018

Migrenat janë konsideruar kryesisht si një çrregullim me dhimbje koke (në krahasim me çështjet  e zemrës), me simptoma të tilla si dhimbje intensive, përzierje dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit.

Megjithatë, ky nuk është studimi i parë që lidh dhimbjet e kokës së migrenës me probleme të zemrës, tha autori i studimit Dr. Kasper Adelborg, një kardiolog në Spitalin Universitar Aarhus në Danimarkë.

“Studimet e mëparshme kanë sugjeruar një lidhje midis migrenave dhe rrezikut të goditjes në tru dhe sulmit në zemër, veçanërisht në mesin e grave”, tha ai.

Në studim, hulumtuesit i shqyrtuan të dhënat e  51,000 njerëzve në Danimarkë që kishin migrenë dhe rreth 510,000 njerëz që nuk  kishin. Njerëzit në grupin e migrenës ishin diagnostikuar së pari nga mosha 35 vjeçare, mesatarisht, dhe 71 përqind e tyre ishin gra.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545