INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuani nga pagjumësia? Ja 3 këshillat që e largojnë

Vuani nga pagjumësia? Ja 3 këshillat që e largojnë

Publikuar më: 18:43 06-01-2016

Pagjumësia kohët e fundit po përhapet më shumë. Nuk ka një moshë të caktuar, se ku ndodh më shpesh, por një gjë është e sigurt, që ndikon në gjendjen tonë emocionale. Shenjat mund të jenë: nervozizmi, jo produktivë në punë etj. Po si çdo gjë, edhe kjo ka zgjidhje. Nëse mundohemi të marrim parasysh disa sugjerime, ndoshta s’do kemi më pagjumësi.

1-Ndalo mendimet e shumta
Përmbajtja e mendimeve mund të jenë, shqetësimet, stresi në punë, reagimet emocionale, detyrat , etj. Gjërat që kemi harruar për të bërë, ose duhet të mbajmë mend për të nesërmen, ndikojnë që të mos qetësohemi dhe të mos flemë. Mos harroni, se çdo gjë zgjidhet edhe nëse nuk i analizojmë, natën vonë.

2-Shkruani gjërat që nuk i keni bërë dot
Dihet që nuk jemi perfekt dhe nuk është e thënë se çdo gjë të shkojë sipas planit tonë. Për t’u ndjerë më mirë me veten, është mirë t’i sqarojmë detajet e punës sonë, për t’i përfunduar ditët në vazhdim. Kjo do ndikojë që kur të vëmë kokën në jastikun tonë, të flemë të qetë.

3-Qëndro larg internetit
Para se të flemë, shumica nga ne shikon celularin. Kurioziteti për ndonjë të re nga miqtë tanë, ose ndonjë lajm interesant, do na bëjë të qëndrojmë gjatë me celularë në dorë dhe ta harrojmë gjumin. Duhet të vendosim që para se të flemë, ta mbyllim internetin dhe gati për një gjumë të rehatshëm.

Ekspertët na këshillojnë të bëjmë një gjumë të mirë, sepse kjo do ndikojë edhe në shëndetin tonë. Nëse duam të kemi një lëkurë të mirë dhe të freskët, duhet të harrojmë streset, para se të flemë dhe të qetësohemi në maksimum.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266