INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuani nga pagjumësia? Ja çfarë dëmesh serioze i shkakton shëndetit

Vuani nga pagjumësia? Ja çfarë dëmesh serioze i shkakton shëndetit

Publikuar më: 11:04 02-03-2016

Një studim ka dalë në përfundimin se kur vuani nga pagjumësia gjatë natës atëhere ju hani më shumë ditën tjetër.

Endokrinologu Erin Hanlon i cili udhëhoqi studimin e Universitetit të Chicago-s thotë se mungesa e gjumit është e njejtë me atë që i shkaktojnë trurit kimikatet e kanabisit.

Ja se çfarë shkakton pagjumësia:

Një bel të madh

Edhe studime të tjera para këtij kanë dalë në përfundimin se pagjumësia do ju bëje të keni një bel të madh dhe aspak të shëndetshëm, duke krijuar shtresa dhjami në barkun tuaj, që janë të dëmshme për shëndetin. Kështu rriten shanset për të qenë obez.

Një jetë e keqe seksuale

Sipas sondazhit “National Sleep Foundation” një e katërta e të rriturve thanë se jeta e tyre seksuale ka ndryshuar për shkak se ata janë shumë të lodhur për të kryer marrdhënie seksuale.

Më shumë depression

Sipas hulumtueve keni pesë herë më shumë gjasa të vuani nga gjendje të ulët shpirtërore në qoftë se vuani nga pagjumësia.

Një lidhje e palumtur

Ata që vuajnë nga pagjumësia kanë katër herë më shumë gjasa të kenë problem në marrdhënien e tyre sesa ata që flenë 7 orë apo më shumë.

Më shumë rrudha

Pagjumësia e bën trupin tuaj të prodhooje shumë kortizol dhe për pasojë rrudha më shumë. Dhe kjo nuk është e gjitha. Më pak gjumë të thotë më pak riparimin, dhe më shumë rrudha.

Jetëgjatësi e shkurtër

Të flini gjumë më pak se 6 orë lidhet dramatikisht me rritjen e rrezikut të vdekjes. Studimet e shumta thonë se pagjumësia shkakton një numër të madh sëmundjesh si sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Si dhe rrezikon seriozisht jetën.

Më shumë aksidente

Pagjumësia lidhet edhe me aksidentet e shumta që ndodhin. Për shkak se kur nuk bëni gjumë mjaftueshëm reagimi bëhet më i ngadalshëm dhe dëmtohet gjykimi juaj.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875