INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuani nga pagjumësia? Pasi të keni lexuar këto këshilla, sot do të bëni një gjumë të mirë!

Vuani nga pagjumësia? Pasi të keni lexuar këto këshilla, sot do të bëni një gjumë të mirë!

Publikuar më: 15:02 14-04-2018

Të gjithë ne kemi patur netë që nuk kemi bërë gjumë të mirë, gjë që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë mendor dhe fizik si dhe në cilësinë e jetës sonë kur jemi zgjuar. Por është bërë tashmë e vazhdueshme kjo gjë që keni vështirësi për t’ju zënë gjumi apo që zgjoheni disa herë natës? Studimet kanë treguar që ekzistojnë disa rituale në përditshmërinë tonë që mund ta ‘kurojnë’ këtë gjë.

1.            Mundohuni që të keni të njëjtin regjim gjumi, pra një orar të caktuar se kur zgjoheni dhe kur të flini.

2.            Shmnagni atë që duam më shumë në fundjavë: që të flemë më shumë seç duhet. Ju do të mendoni se kjo do t’ju ndihmojë, por jo. Ju thjesht do ndryshoni regjimin tuaj dhe do të ndikojë keq tek ju gjatë javës.

3.            Shmangni përdorimin e shumtë të kafeinës. Disa e kanë të vështirë pasi mund të jenë të varur nga kafiena deh kafeja, por përpiquni që ta reduktoni pak nga pak pasi ka efekte jo pozitive tek regjimi juaj i gjumit.

4.            Kushtojini rëndësi se çfarë hani. E kishit menduar ndonjëherë se sa shumë ndikon ushqimi edhe tek gjumi? Ju ndërsa po rrotullolheni në krevat se nuk po ju zë gjumi, po mendoni arsyet se pse, por asnjëherë nuk ju shkon mendja tek ushqimi si faktor. Studimet kanë treguar se nuk duhet të shkojmë në shtrat të uritur apo sapo jemi ushqyer.

5.            Krijo një mjedis çlodhës. Studimet kanë treguar se ambjenti që na rrethon ndikon shumë tek ne, sidomos tek humori, përqëndrimi apo edhe tek gjumi. Krijo një dhomë ideale për të fjetur, shmang rrëmuajat e mëdha apo dritat që ju bezdisin. Mbase disa drita neon të ëmbla mund të ndikojnë pozitivisht.

6.            Bëni një dush për t’u çlodhur, pasi do t’iu nxisë për të bërë një gjumë të mirë.

7.            Përfshi aktivitete fizike në rutinën tuaj të përditshme.

8.            Mundohuni të shmangni stresin dhe shqetësimet. Mbase kjo ju duket e pamundur pasi kur shtrihemi për të fjetur, mendojmë edhe me shumë për të gjitha problemet që kemi apo situatat e pakëndshme që mund të kemi kaluar gjatë ditës. Por kjo nuk është e pamudnur. Sërish ne e kemi në dorë. Mundohuni të kontrolloni mendimet tuaja duke ushqyer ato pozitive.

9.            Praktikoni 20 minuta meditim apo joga përpara se të bëheni gati për të fjetur.  

10.          Një jastëk i mirë, do të thotë edhe një gjumë i mirë. Mos ndoshta keni një jastëk apo dhe një dyshek jo të rehatshëm? Kontrollojini dhe investoni tek to.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936