Disa prej nesh mund të kenë probleme me rrathët e zinj poshtë syve. Mësoni 4 metoda natyrale se si t’i largoni:
Përdorni feta kastraveci – Kjo metodë përdoret për të rifreskuar pamjen e lëkurës rreth syve. Vendosni nga një fetë të hollë kastraveci në secilin sy dhe mbajeni për 10-15 minuta. Këtë proçedurë mund ta bëni çdo ditë.
Vendosni qese çaji të ftohtë ose kuba akulli të vogla të mbështjella me leckë të butë – Mbajini për 10-15 minuta çdo ditë. Kështu do të shmangni edhe fryrjen e syve.
Përdorni një lugë të ftohtë – Vendoseni lugën për 10-15 minuta në frigorifer dhe pastaj mbajeni në sy, derisa luga të marrë temperaturën e ambientit.
Përdorni krem për sytë që përmban vitaminë K dhe retinol – Rrathët poshtë syve shkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminës K. Një përdorim i përditshëm dhe afatgjatë i këtyre kremrave ka më shumë efekt. Në rastet kur përdorni makijazh, mund të aplikoni edhe korrektorin për të mbuluar rrathët e zinj.