INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç:

Vuçiç: "BE nuk na pranon, pa zgjidhur problemet me Kosovën"

Publikuar më: 11:32 23-01-2018

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka pohuar publikisht se “Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa zgjidhur më parë çështjen me Kosovën. “Si do ta zgjidhim këtë çështje? Njerëzit me siguri do të duhet të thonë me referendum se çfarë mendojnë për të", tha Vuçiç gjatë një interviste dhënë në Happy TV. Gjatë kësaj interviste kreu i shtetit serb ka vënë në dukje faktin se "ambasadori i ri francez i ka thënë atë që tashmë është e njohur, se Serbia do të duhet të arrijë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën, e cila parashikon që çështja e kufijve të saj të zgjidhet". B92 raporton se presidenti ka pohuar se personalisht do të marr në konsideratë atë zgjedhjen e të keqes më të vogël". "Për shkak se nuk ka zgjidhje të mirë", tha ai, duke shtuar se "në dy apo dy muaj e gjysmë" ai do të propozoj ato që mendon dhe nëse njerëzit nuk mendojnë njësoj, kjo do jetë një humbje politike për të. "Ne duhet të përpiqemi ta zgjidhim këtë, theksoi ai. "Ne kemi një problem të vështirë që askush nuk dëshiron të marrë përgjegjësi mbi vete. Më tej presidenti serb ka akuzuar opozitën se po e sulmon e se çfarëdo qëndrimi që do mbaj ai prapë do të kërcënohet me fjalët nëse e bëni këtë do t’iu heqim kokën. Vuçiç tha se gjatë vizitës që bëri fundjavën e kaluar në Kosovë, një grua serbe me të cilën foli, "Zonja Vuliceviç", i tha atij, "Biri, thjesht mos nënshkruaj asgjë". Ai shtoi se babai i tij është duke i thënë të njëjtën gjë. "E pyeta se çfarë mendonte,duke i thënë se dikush duhet të marrë vendime në këtë vend. “Mos nënshkruaj asgjë, ik” ka qenë këshilla që babai i Vuçiçit ka dhënë për të. Sipas tij, "kemi pasur këtë situatë ku nuk ka pasur nënshkrime dhe vendime". "Dhe ju i dini të gjitha gjërat që kemi fituar dhe koha dhe paqja e blerë me marrëveshjen e Brukselit," tha ai. "Ne duhet të flasim për atë që do të bëjmë në të ardhmen", ndërsa shtoi se asgjë e mirë nuk do ti vinte vendit nga "konflikti me shqiptarët". "Ata nuk janë më të fortë se ne, as disa të tjerë nuk janë, por edhe ne nuk duhet të jemi më të fortë. Ne duhet të jemi më të pasur, më të suksesshëm, të nxitojmë dhe të arrijmë ata që janë përpara nesh, "tha Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438