INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Dialogu që do të mbahet të dielën me Prishtinën do jetë ‘i vështirë’

Vuçiç: Dialogu që do të mbahet të dielën me Prishtinën do jetë ‘i vështirë’

Publikuar më: 17:29 23-06-2018

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se dialogu me Prishtinën të dielën do të jetë "i vështirë", por se Beogradi do të "mbrojë qëndrimin e tij". Media B92 shkruan se Vuçiç shtoi se Beogradi gjithashtu do të përpiqet për të arritur një kompromis. Do të jetë, theksoi ai, "një mundësi tjetër për qëndrimin tonë, por edhe një mundësi tjetër për të luftuar për vendin tonë dhe popullin tonë, duke respektuar anën tjetër dhe me dëshirën për të arritur një zgjidhje". Vuçiç, foli nga Dimitrovgrad nw Serbinë lindore të premten tw cilwn e vizitoi së bashku me presidentin bullgar Rumen Radev . I pyetur nga gazetarët nëse Serbia do të zgjidhë çështjen e pasaportave që po pengon serbët në Kosovë që të udhëtojnë pa viza (në zonën Shengen ) ai u përgjigj se problemi "ekziston" por se Brukseli "nuk pranoi që të jepte një zgjidhje në disa raste". "Shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje, shumica e njerëzve e kanë zgjidhur këtë duke u regjistruar në një vend tjetër, duke kërkuar mënyra për të gjetur zgjidhje teknike për këtë pyetje", shpjegoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0015969276428223