INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vuçiç hajdut” qytetarët serbë në protestë kundër qeverisë [VIDEO]

“Vuçiç hajdut” qytetarët serbë në protestë kundër qeverisë [VIDEO]

Publikuar më: 11:23 31-12-2018

Me mijëra qytetarë serbë kanë protestuar në rrugët e Beogradit. Një protestë kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.

Qytetarët e kanë cilësuar kreun e shtetit një hajdut. Ata kanë ecur paqësisht në rrugët e Beogradit duke shënuar edhe protestën e katërt Brenda pak muajsh.

Partitë opozitare po kërkojnë një reformë elektorale dhe më shumë liri për median. Ata pretendojnë se vendi është duke u qeverisur në mënyrë diktatoriale.

“Unë mbështes këta njerëz, vendin tim, i mbështes kundër udhëheqjes diktatoriale dhe dhunës të udhëhequr nga qeveria” u shpreh një protestues.

Manifestuesit mbanin në duar banderola ku lexohej #1of5million në referencë të një deklarate të Vuçic i cili është shprehur se nuk përkulet edhe nëse në rrugë dalun 5 milionë protestues.

Këtë të dielë mbrëmë më shumë se 50.000 qytetarë dolën të protestojnë kundër qeverisjes së Vuçiç i cili ka përqafuar vlerat europiane por në të njëjtën kohë mban raporte të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Article Logic
Execution time: 0.0017631053924561