INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç i përgjigjet Veselit: Nuk jam armik i shqiptarëve, por as kundërshtar i lehtë

Vuçiç i përgjigjet Veselit: Nuk jam armik i shqiptarëve, por as kundërshtar i lehtë

Publikuar më: 15:02 01-11-2018

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili tha se armiku i vetëm i Kosovës ishte Vuçiç dhe Serbia. 

"Për hir të shqiptarëve dua të them që nuk jam armiku i tyre," tha presidenti serb gjatë një interviste të dhënë në Prva TV të enjten në Beograd. "Përkundrazi, unë jam armiku i të gjithë atyre që dëshirojnë të përndjekin dhe vrasin popullin serb. Prandaj e kuptoj deklaratën e Kadri Veselit”-u shpreh kreu i shtetit serb. Vuçiç shtoi se do të kujdeset nëse shqiptarët do të reagojnë ose kërcënojnë sigurinë e dikujt ". Ai theksoi se do të vazhdojë të mbrojë interesat e Serbisë dhe popullit.
"Ata do të donin shumë që të kishin si kundërshtarë dikë që mund ta mundnin lehtë. Unë e di, në një farë mënyre, unë jam i nderuar me një deklaratë të tillë,"tha Vuçiç, duke iu referuar fjalimit të Veselit të mbajtur ditën e mërkurë në parlament gjatë seancës së jashtëzakonshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221