INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Kam dëgjuar histori, por Medvegja është e Serbisë

Vuçiç: Kam dëgjuar histori, por Medvegja është e Serbisë

Publikuar më: 17:37 28-02-2019

Çështja e korrigjimit të kufijëve mes Kosovës dhe Serbisë duket se ka hedhur sërish pikëpyetje mbi diskutimet.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Medvegja është pjesë e Serbisë dhe se do të vijojë të mbetet e tillë.

“Kam dëgjuar histori nga Prishtina se Medvegja do të bëhet pjesë e tyre, por unë mund t’ju them se Medvegja është në Serbi dhe do të jetë gjithmonë pjesë e saj. Ne planifikojmë të shtojmë investimet në këtë rajon. Ne duam që fëmijët tuaj të jetojnë në standartet që gëzojnë të gjithë fëmijët në vendet e zhvilluara të botës” u shpreh Vuçiç gjatë një vizite në Medvegjë.

Por Vuçiç krahas kësaj deklarate nuk i kurseu as akuzat në drejtim të Prishtinës zyrtare për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775